RRETH MEJE

Një histori pasioni,
arti dhe përkushtimi.

Për mua, bukuria nuk ka qenë kurrë thjesht një profesion – ajo është një prioritet, një stil jetese dhe gjuha ime e komunikimit.

Unë besoj fort se të jesh e bukur nuk do të thotë tëe bëhesh dikush tjetër, por të jesh varianti më i mirë i vetes tënde.

Linda Guri

Rrugëtimi im

Nga arti në bukuri të përhershme.

Rrugëtimi im ka nisur me formimin në Liceun Artistik për Pikturë e më pas në Akademinë e Arteve për Skenografi-Kostumografi. Studimi i anatomisë, simetrisë dhe strukturës së portretit, si dhe njohja e thellë e teorisë së ngjyrës, u bënë baza më e fortë e asaj që unë bëj sot.

Vij nga një eksperiencë 22-vjeçare në industrinë e bukurisë. Gjatë këtij rrugëtimi dydekadash, kam kryer një sërë çertifikimesh të shumta në vende të ndryshme të botës për të sjellë teknikate më të avancuara të Make-up-it Permanent. Përvoja e këtyre viteve më shtyn të mos ndalem kurrë, duke kërkuar gjithmonë novatoren, natyralen dhe të sigurtën.

Për mua, një mikropigmentimi suksesshëm është ai që mbetet i padukshëm – ai që i bën njerëzit t'ju thonë 'Dukesh e mrekullueshme!', pa e kuptuar kurrë që pas saj fshihet një ndërhyrje profesionale.
Vlerat që më udhëheqin

Bukuria fillon me sigurinë

PëRKUSHTIM

Dedikim maksimal për secilën kliente dhe cdo detaj.

NATYRALITET

Theksojmë tiparet tuaja natyrale, jo ndryshimin e tyre.

SIGURI

Standarde të larta higjiene, steriliteti dhe cilësie.

BESIM

Marrëdhënie e bazuar në besim, transparencë dhe ndjeshmëri.

Gati për të zbuluar versionin më të bukur të vetes?

Rezervo një konsultë dhe le të krijojmë së bashku pamjen që ju përfaqëson.